Projekte

  • Titulli i Projektit: [I PËRFUNDUAR] Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve
  • Kohëzgjatja: 24 muaj
  • Donatori: Nisma për Forcimin dhe Reformën në Sektorin Financiar (FIRST)

Projekti “Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve” synon të mbështesë AMF në zbatimin e reformave ligjore dhe rregullatore për të forcuar mbikëqyrjen dhe rregullimin e tregut të sigurimeve. Gjithashtu, ky projekt synon të kontribuojë në zhvillimin e produkteve të sigurimit nga katastrofat natyrore. Projekti ka filluar zyrtarisht në korrik 2014, me një kohëzgjatje prej 24-muajsh, kohë e cila është kërkuar të zgjatet nga Banka Botërore deri më 31 Mars 2017 në mënyrë që të përfundojnë të gjithë komponentët e rënë dakord.

  • Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni përfitues i projektit;
  • Banka Botërore është nismëtarja e projektit dhe mbështet zbatimin e tij;
  • Nisma për Forcimin dhe Reformën në Sektorin Financiar (FIRST) është financues i projektit.

   Reforma e tregut të sigurimeve