Projekte

  • Titulli i Projektit: [I PËRFUNDUAR] Shqipëria: Mbikëqyrja dhe zgjerimi i tregut të pensioneve
  • Kohëzgjatja: 18 muaj
  • Donatori: Nisma për Forcimin dhe Reformën në Sektorin Financiar (FIRST) dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF)

Projekti “Shqipëria: Mbikëqyrja dhe zgjerimi i tregut të pensioneve” synon të mbështesë AMF në forcimin e rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregut të fondeve të pensioneve vullnetare private. Gjithashtu, ky projekt synon të kontribuojë në zgjerimin e mbulimit të tregut të pensioneve për të patur një sistem pensionesh më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të efektshëm. Ky projekt do të zbatohet në një periudhë prej 18-muajsh. Projekti ka filluar zyrtarisht në korrik 2014.

  • Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni përfitues i projektit, si dhe financues i tij projekti, duke kotribuuar me rreth 14.9% të kostos së projektit;
  • Banka Botërore është nismëtarja e projektit dhe mbështet zbatimin e tij;
  • Nisma për Forcimin dhe Reformën në Sektorin Financiar (FIRST) financon rreth 85.1% të projektit.

   Mbikëqyrja dhe zgjerimi i tregut të pensioneve