Edukimi Financiar

Një ndër prioritetet tona është informimi në vazhdimësi i publikut për sektorët financiarë nën mbikëqyrjen e AMF-së. Këtë objektiv synojmë ta realizojmë nëpërmjet:

  • Zhvillimit të një programi edukues, i cili ka për qëllim të zgjerojë njohuritë e grupeve të ndryshme të interesit;
  • Realizimit të botimeve me karakter informativ dhe edukativ duke synuar njohjen e konsumatorëve me tregun financiar jobankar, mënyrën e funksionimit të tij, aktorët, produktet dhe shërbimet e ofruara;
  • Prezencës aktive të institucionit dhe ekspertëve tanë në median e shkruar dhe vizive duke qenë palë në dialogun mes grupeve të interesit për zhvillimin e tregut të sigurimeve, tregut të kapitaleve dhe fondeve të investimit dhe pensioneve private vullnetare.