Media: Njoftime

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis AMF-së dhe BQK-së në fushën e rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorëve financiarë jobankarë

21 Nentor 2008

Në datën 21 Nëntor 2008, në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë (AMF) dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK). Kjo marrëveshje u bë e domosdoshme pas ristrukturimit të [...]

Vizitë e Kryetares së AMF-së në Kosovë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit me BQK-në

20 Nentor 2008

Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Z. Hashim Rexhepi,  një ekip i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë (AMF) i kryesuar nga Kryetarja, Zj. Elisabeta Gjoni, kreu një vizitë dy ditore në Kosovë në datat 20 dhe 21 Nëntor 2008. Qëllimi kryesor [...]

Për zhvillimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime

19 Nentor 2008

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, [...]

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

4 Nentor 2008

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM, nr. 164, datë [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF Nr. 11

31 Tetor 2008

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF nr. 11 në faqen zyrtare të internetit.Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 11 klikoni këtuShpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar – Shtator 2008

31 Tetor 2008

Duke i hedhur një vështrim të dhënave statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Shtator 2008, të bie në sy që peshën më të madhe sipas llojit të transaksionit e zë "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" me 39.56% dhe vendin e dytë [...]

Zhvillohet testimi për vlerësuesit e dëmeve në sigurime

30 Tetor 2008

Në datën 30 Tetor 2008, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi testimin e radhës për vlerësues dëmesh në sigurime. Testimi u realizua sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren nr.18, datë 27. 03. 2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime", në mbështetje të Ligjit [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për Periudhën Janar - Shtator 2008

28 Tetor 2008

Në periudhën Janar - Shtator 2008, numri i kontratave të sigurimit të lidhura, arriti në 508,026, duke shënuar një rritje prej rreth 25.15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Rritja e numrit të kontratave në 2008 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara [...]

Për publikimin e Rregullores së Licencimit dhe Mbikëqyrjes së Bursës së Titujve

22 Tetor 2008

Në bazë dhe për zbatim të nenit 78, paragrafi 1, nenit 81, paragrafi 1 dhe nenit 88, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 9879, datë 21.02. 2008 "Për Titujt", në përputhje me të drejtat dhënë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga Ligji Nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", Drejtoria Juridike hartoi [...]

Për zhvillimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime

22 Tetor 2008

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, [...]