Media: Njoftime

Ecuria e tregut me Pakicë të Titujve të Qeverisë për vitin 2022

25 Janar 2023

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për vitin 2022, u dominua në masën 50.52% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 49.48% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 80.01% e të gjitha transaksioneve të tregut [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

20 Janar 2023

Ditën e enjte, datë 26.01.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:   Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Mbi miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit [...]

Bilateralet Shqipëri-BE për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, AMF organizon takimin përgatitor

16 Janar 2023

Në kuadër të kryesimit të kapitullit 9 “Shërbimet Financiare” dhe përgatitjeve për Bilateralet Shqipëri-BE, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), organizoi takimin simulues për prezantimet e avancimeve ligjore e rregullatore për [...]

Publikohet periodiku i AMF-së nr. 163, dhjetor 2022

9 Janar 2023

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon periodikun nr. 163, dhjetor 2022, në faqen zyrtare të internetit. Ky botim ju njeh me aktivitetin rregullues, mbikëqyrës dhe institucional të AMF-së, si edhe përfshin informacione në funksion të njohjes së konsumatorëve dhe investitorëve me tregjet nën mbikëqyrje. Për të [...]

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, takim me përfaqësues të medias

29 Dhjetor 2022

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Mete, zhvilloi në 28 dhjetor 2022 një takim me gazetarë të shtypit të shkruar dhe mediave elektronike, të profilizuar në pasqyrimin dhe raportimin e lajmeve mbi ekonominë dhe tregjet financiare në Shqipëri.     Takimi u hap nga [...]

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2022

28 Dhjetor 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nentor 2022 kapën vlerën 18,394 milionë lekë, ose 9.01% më shumë se në janar-nëntor 2021. Gjatë periudhës janar-nentor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,193,221  me një rritje prej 13.02% krahasuar me të [...]

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, takim me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë

21 Dhjetor 2022

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete ishte i pranishëm në pritjen e fundvitit të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë (SHSSH). Në fjalën e mbajtur, z. Mete u ndal te zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve përgjatë vitit 2022, si edhe parashtroi disa nga [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

20 Dhjetor 2022

Në mbledhjen e datës 20.12.2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:    Miratimin e “Planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2023 dhe Planit strategjik për vitet 2023-2025”; Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave [...]

AMF, tryeza diskutimi me përfaqësues të tregut mbi kuadrin rregullator të tregjeve të kapitalit

16 Dhjetor 2022

Nga data 5-16 dhjetor 2022, Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) zhvilloi një seri tryezash diskutimi mbi kuadrin rregullator për tregjet e kapitalit. Në këto takime u diskutua me përfaqësues të subjekteve që operojnë [...]

Publikohet periodiku i AMF-së nr. 162, nëntor 2022

14 Dhjetor 2022

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon periodikun nr. 162, nëntor 2022, në faqen zyrtare të internetit. Ky botim ju njeh me aktivitetin rregullues, mbikëqyrës dhe institucional të AMF-së, si edhe përfshin informacione në funksion të njohjes së konsumatorëve dhe investitorëve me tregjet nën mbikëqyrje. Për [...]