Media: Njoftime

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së takon përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar

3 Tetor 2022

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga znj. Yan Sun, shefe e Misionit për Shqipërinë. Bisedimet u përqendruan te zhvillimet e fundit në tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit, ndikimet e [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

29 Shtator 2022

Në mbledhjen e datës 29 shtator 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit të Shërbimeve Financiare të Maltës (MFSA); Miratimin e rregullores “Për licencimin [...]

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2022

28 Shtator 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2022 kapën vlerën 13,881 milionë lekë, ose 9.53% më shumë se në janar-gusht 2021. Gjatë periudhës janar-gusht 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 867,266  me një rritje prej 16.41% krahasuar me të njëjtën [...]

Nis procesi i vlerësimit të Parimeve Themelore në Sigurime për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

26 Shtator 2022

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) ka nisur procesin e vlerësimit të Parimeve Themelore në Sigurime (ICP) për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Mete, priti në një takim ekipin e vlerësuesve të IAIS, [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

23 Shtator 2022

Ditën e enjte, datë 29.09.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:   Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Mbi miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit [...]

Publikohet periodiku i AMF-së nr. 159, gusht 2022

19 Shtator 2022

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon periodikun nr. 159, gusht 2022, në faqen zyrtare të internetit. Ky botim ju njeh me aktivitetin rregullues, mbikëqyrës dhe institucional të AMF-së, si edhe përfshin informacione në funksion të njohjes së konsumatorëve dhe investitorëve me tregjet nën mbikëqyrje. Për të [...]

AMF nxjerr për konsultim publik ndryshimet në rregulloren "Për vlerësimin e përshtatshmërisë së klientit”

15 Shtator 2022

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 62/2020, datë 14.05.2020 “Për Tregjet e Kapitalit”, ka ndërmarrë disa ndryshime në rregulloren “Për vlerësimin e përshtatshmërisë së klientit”. Ndryshimet e propozuara në rregullore publikohen në faqen zyrtare të Autoritetit, për [...]

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren "Për ushtrimin e veprimtarisë operacionale të shoqërive komisionere dhe bankave që ofrojnë shërbime investimi”

12 Shtator 2022

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 62/2020, datë 14.05.2020 “Për Tregjet e Kapitalit”, ka hartuar projektrregulloren "Për ushtrimin e veprimtarisë operacionale të shoqërive komisionere dhe bankave që ofrojnë shërbime investimi”. Projektrregullorja publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

31 Gusht 2022

Në mbledhjen e datës 31 gusht 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e ndryshimeve në Manualin nr. 105, datë 31.05.2022 “Për Mbikëqyrjen me Bazë Risku për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”; Miratimin e kushteve standarde të kontratës së sigurimit të jetës [...]

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2022

29 Gusht 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2022 kapën vlerën 11,867 milionë lekë, ose 8.51% më shumë se në janar-korrik 2021. Gjatë periudhës janar-korrik 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 705,545  me një rritje prej 17.3% krahasuar me të njëjtën [...]