Media: Njoftime

Filloi nga puna sistemi GSRM

4 Dhjetor 2007

Filloi nga puna sistemi GSRM   Ç’është GSRM   GSRM[1] (Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë) është një sistem elektronik ku publikohen të dhënat mbi kuotimet dhe transaksionet e ekzekutuara çdo ditë në tregun me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë (bono thesari dhe obligacione qeveritare) nga subjektet e liçencuara prej Autoritetit të Mbikëqyrjes  Financiare (AMF) [...]

Botohet Raporti Vjetor i AMF për vitin 2006

31 Korrik 2007

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun dhe dhe subjektet nën juridiksion se ka nxjerrë në qarkullim dhe publikuar në faqen e internetit Raportin Vjetor mbi aktivitetin e institucionit dhe tregut financiar jobankar për vitin 2006.   Ky vit shënoi një hap të rëndësishëm drejt reformimit të mbikëqyrjes dhe rregullimit të sistemit financiar jobankar me unifikimin [...]

Organizohet seminari mbi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar në fushën e sigurimeve

20 Korrik 2007

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Shoqatën Austriake të Siguruesve dhe kompaninë audituese KPMG, organizoi në datat 16,17 e18 korrik 2007, seminarin me temë “Njohja dhe adaptimi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar në fushën e sigurimeve”.   Në këtë seminar  morrën  pjesë përfaqësues nga çdo shoqëri e sigurimeve në Shqipëri dhe [...]

Seminar mbi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në sigurime

6 Korrik 2007

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim me Shoqatën Austriake të Siguruesve dhe kompaninë audituese KPMG Albania organizon në datat 16 – 18 Korrik 2007 një seminar mbi standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS) në fushën e sigurimeve. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëritë e sigurimeve në Shqipëri dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.   Ky [...]

Sensibilizim ndaj aktiviteteve të paautorizuara në Fondet e Investimeve

22 Qershor 2007

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë, (AMF) ka konstatuar ushtrimin e veprimtarisë së paautorizuar në Fonde Investimesh nga subjekte që nuk janë autorizuar të kryejnë këtë lloj veprimtarie në territorin e Republikës së Shqipërisë, kryesisht në qytetin e Shkodrës.   Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është i vetmi ent regullator në Shqipëri që ka kompetencë të miratojë licencimin [...]

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,në Blogun e Biznesit On-Line

15 Maj 2007

Në kuadrin e transparences ndaj publikut dhe në bashkëpunim me Gazetën Biznesi, përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) iu përgjigjën në linjë direkte (on-line) të gjitha pyetjeve të konsumatorëve dhe subjekteve, sa i përket interesimit të tyre ndaj ecurisë së tregut financiar jobankar në përgjithësi dhe sektorëve të veçantë nën juridiksionin e këtij enti rregullator. Në blogun [...]

Intervistë me kryetaren e AMF, zj.Elisabeta Gjoni. Revista "Monitor", datë 09.05.2007

9 Maj 2007

Liberalizimi i TPL-ve, në 2008Ndryshime të shumta priten të ndodhin në të ardhmen në tregun shqiptar të sigurimeve. Përveç hyrjes së shoqërive të huaja të sigurimit, po merren një sërë masash për rregullimin e këtij tregu, duke filluar nga rishikimi i kuadrit ligjor, skemat për katastrofat natyrore, shtimin e llojeve të sigurimeve të detyrueshme e deri te liberalizimi i tarifave të detyrueshme të [...]

Kryeministri Berisha merr pjesë në takimin e organizuar nga AMF me temë “Mbi perspektivat e rritjes dhe zhvillimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri”

17 Prill 2007

Me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, në kuadrin e një komunikimi dhe dialogu të hapur me biznesin, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë (AMF) më datë 27.04.2007, organizoi një takim të Kryeministrit me biznesin e sigurimeve, “Mbi perspektivat e rritjes dhe zhvillimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri”. Në takim morën pjesë Kryeministri, [...]

Sensibilizim ndaj aktiviteteve të paautorizuara në sigurimin e jetës dhe shëndetit

8 Mars 2007

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë, (AMF) ka konstatuar lëshimin në mënyrë abuzive të policave të sigurimit me elemente të jetës, shëndetit dhe pensioneve nga subjekte që nuk janë autorizuar të kryejnë këtë lloj veprimtarie në territorin e Republikës së Shqipërisë. Lista [...]