AMF :: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Qendra e Sigurimit të Detyrueshëm Motorik

Në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton publikun se nga data 1 dhjetor 2007 ka hyrë në funksionim të plotë Regjistri Elektronik Online i Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik.

Çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorik shitet nga përfaqësues të autorizuar të shoqërive të sigurimit. Polica lëshohet nëpërmjet sistemit kompjuterik të lidhur online me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Polica ka të printuar në pjesën e sipërme apo të poshtme të saj një kod numrash dhe shifrash me 15 karaktere që përbën kodin identifikues të raportimit të gjeneruar automatikisht në kohë reale nga serverat e Autoritetit.

Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të afishojnë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm në çdo pikë të tyre të shitjeve.

Kërkimi për Policën me SMS

Dërgoni sms me përmbajtje TARGËN e mjetit Tuaj në numrin 069 40 60 671 dhe:

•    Do të merrni përgjigje nëse TARGA e dërguar rezulton rregullisht e mbuluar me sigurim të detyrueshëm motorik;
•    Tre ditë para mbarimit të periudhës së sigurimit të detyrueshëm, Ju do të lajmëroheni me SMS për përfundimin e vlefshmërisë së policës
.

Kërkimi online nëpërmjet website-it është VETËM për periudhën aktuale të vlefshmërisë së policës!

Plotësoni Kriteret e Kërkimit për Policën


(*)Plotësoni Targën e Mjetit dhe Numrin Serial ose Numrin e Shasisë

Lloji i policës

Zgjidhni llojin e policës

*Targa e Mjetit

Fusha "Targa e Mjetit" mund të përmbajë vetëm shkronja dhe numra, pa hapësira boshe. P.sh. TR0001A

*Numri Serial

Fusha "Numri Serial" duhet të përmbajë vetëm numra. P.sh. 034567

*Numri i Shasisë

Fusha "Numri i Shasisë" mund të përmbajë vetëm shkronja dhe numra

 
https://amf.gov.al/privacy.asp
 
   

Nëse polica nuk gjendet, ju lutem njoftoni AMF-në në adresën [email protected] ose në telefon +355 4 222 8260.

Njoftojmë konsumatorët që në momentin e blerjes së policës të sigurohen që:

  • Polica të jetë e printuar në kompjuter;
  • Polica të përmbajë kodin identifikues të raportimit;
  • Kategoria e mjetit e përcaktuar në policë të jetë e njëjtë me atë të përcaktuar në dokumentet shoqëruese të mjetit;
  • Polica të përmbajë primin e sigurimit.

Moszbatimi i pikave të mësipërme përbën shkelje ligjore dhe mund të sjellë mospërmbushje të të drejtave të konsumatorëve në rastet e trajtimit të dëmeve.