27 Janar 2014

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2013

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2013 u dominua në masën 82.71% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Pjesa tjetër, prej 17.29%, ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 95.01% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2013 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 64.82% dhe 23.71% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 99.37% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë vitit 2013, ka pasur një ulje në vlerë prej 1,850 milionë lekë ose 26.17%, krahasuar me vitin 2012. Kjo është shoqëruar edhe me ulje të numrit të transaksioneve në masën 22.32%.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë vitit 2013 ka pasur një ulje në vlerë prej 2,787 milionë lekë ose 49.21% krahasuar me vitin 2012. Ndërkohë numri i transaksioneve është rritur në masën 17.51%.

Krahasuar me vitin 2012, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 4,636 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

viti

2012

                2013

`13/`12-1

  

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

7,066.37

5,216.84

(26.17)

  

Individë

5,872.98

4,911.94

(16.36)

 

Persona juridike

1,193.39

304.90

(74.45)

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

5,663.03

2,876.35

(49.21)

  

 Individë

5,020.98

2,441.85

(51.37)

 

Persona juridikë

642.05

434.50

(32.33)


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu