5 Shkurt 2014

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve për vitin 2013

Gjatë vitit 2013 në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 31.12.2013, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 50.33 miliardë lekë me një rritje prej 214.40% krahasuar me 31.12.2012.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 83.97% të aseteve të fondeve, me rritje prej 268.71% krahasuar me 31.12.2012.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2013 është 28,442.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.