24 Shkurt 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 27.02.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.  Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.  Miratimi i rendit të ditës;

3.  Projekt  “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2014”;

4.  Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2014”;

5.  Informacion mbi gjetjet nga inspektimi në vend në Byronë Shqiptare të Sigurimit;

6.  Projekt “Mbi miratimin e administratorit të shoqërisë “Ansig” sh.a.;

7.  Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Eurosig”sh.a.;

8.  Informacion mbi zbatimin e vendimeve të Bordit të Autoritetit nga shoqëritë e sigurimeve;

9.  Projekt “Për  miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të përgjithshëm, të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;

10. Projekt “Mbi licencimin e  vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;

11. Projekt  “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;

12. Informacion mbi realizimin e Buxhetit  të AMF-së për vitin 2013”;

13. Të tjera.