13 Mars 2014

AMF thellon bashkëpunimin me Autoritetin Federal të Mbikëqyrjes Financiare të Gjermanisë (BaFin) në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbikëqyrëse në fushën e fondeve të investimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim Korpusin Vullnetar të Shërbimeve Financiare (FSVC), organizuan në datat 11-13 mars konsultime  mbi mbikëqyrjen e fondeve të investimeve, në bashkëpunimin me Autoritetin Federal të Mbikëqyrjes Financiare të Gjermanisë (BaFin). Qëllimi i zhvillimit të konsultimeve ishte ngritja e kapaciteteve të stafit mbikëqyrës të AMF, duke ndarë me ekspertët praktikat më të mira të fushës.

Gjatë vitit 2013 në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro” me një total të vlerës neto të aseteve prej 50.3 miliardë lekë dhe 28,442 anëtarë.

Konsultimet u fokusuan tek mbikëqyrja e fondeve të investimeve, mbikëqyrja e likuiditetit të fondeve të investimit, kuadri rregullator në BE, studimi i disa praktikave të manipulimit të tregut, etj.

Për më shumë informacion kontaktoni [email protected]