20 Mars 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 25.03.2014, ora 10:00, do te zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.  Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.  Miratimi i rendit të ditës;

3.  Projekt “Mbi miratimin e provigjoneve teknike  të shoqërive të sigurimit”;

4.  Projekt “Për miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti”;

5.  Projekt “Mbi miratimin e kërkesës për emërimin e Anëtarit të Këshillit Administrativ dhe Zv/Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë  “Raiffeisen Invest-Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;

6.  Projekt  “Mbi miratimin e administratorit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;

7.  Projekt “Mbi dhënien e pëlqimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë  “Qendra e Regjistrimit të aksioneve” sh.a.;

8.  Projekt “Mbi tërheqjen vullnetare të licencës të shoqërisë “Smart Broker” sh.a., për ushtrim veprimtarie brokerimi në sigurime”;

9.  Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria aksionare “Fondi BESA” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit mars 2014, për shumën 350,000,000 lekë”;

10. Projekt “Mbi miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesve të dëmeve në sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit të shoqërisë së sigurimit “Ansig”sh.a.”;

11. Projekt “Mbi licencimin e  vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;

12. Projekt  “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;

13. Të tjera.