27 Mars 2014

AMF mbështet reformën në kolonën e dytë të pensioneve

Në datën 26 mars 2014 u zhvillua Forumi i II-të Financiar, me pjesëmarrje nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucione të rëndësishme në vend, si dhe aktorë të tregjeve financiare.

Forumi u fokusua kryesisht në zhvillimet e fundit financiare në vend, sfidat kryesore për ekonominë dhe financat e vendit, si dhe rrugën drejt zhvillimit të tregut financiar në Shqipëri.

AMF dha disa mesazhe të rëndësishme në këtë forum, të cilat lidhen me zhvillimin e tregut të letrave me vlerë dhe atij të pensioneve (për të lexuar fjalën e plotë klikoni këtu ).