Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare për vitin 2013
Gjatë vitit 2013 në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2013 tregon një total asetesh nën menaxhim prej 436.03 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 152.44 milionë lekë (53.75%). E shprehur në euro, totali i aseteve nën menaxhim është 3.11 milionë euro [1].
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të vitit 2013 ishte 7,887 anëtarë duke shënuar rritje prej 8.32% krahasuar me fundin e vitit 2012.
Tregues të fondeve të pensioneve 31.12.2013
Përshkrimi |
Vlera (mln. lekë) |
Ndryshimi (në %) |
|
|
2012 |
2013 |
|
Asetet neto të FP |
283.01 |
434.82 |
53.64 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.12.2013
Fond Pensioni |
Numri i anëtarëve në FP |
Asete Neto (mln. lekë) |
SIGAL |
3,503 |
202.19 |
RAIFFEISEN |
2,548 |
174.49 |
SiCRED PENSION |
1,836 |
58.14 |
TOTAL |
7,887 |
434.82 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2013 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
__________________________
[1]http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit më 31.12.2013 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 140.2 lekë