16 Maj 2014

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2014

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2014 tregon një total asetesh nën menaxhim prej 485.17 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 49.14 milionë lekë (11.27%). E shprehur në euro, totali i aseteve nën menaxhim është 3.46 milionë euro[1]. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2014 ishte 8,191 anëtarë  duke shënuar rritje prej 3.85% krahasuar me fundin e vitit 2013.

 


Tregues të fondeve të pensioneve
31.03.2014


Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (në %)

 

 

   2013           T I-2014


 

Asetet neto të FP

434.82        483.54

                              11.20

 


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.03.2014

Fond Pensioni

Numri i  anëtarëve në FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

3,737

224.27

RAIFFEISEN

2,577

193.33

SiCRED PENSION

1,877

 65.94

TOTAL

8,191

483.54


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2014 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.


____________________________________

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.03.2014 në Bankën e Shqipërisë,

1 euro = 140.27 lekë