25 Qershor 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25 qershor 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

1.  Miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.  Miratimin e rendit të ditës;

3.  Miratimin e Rregullores “Për formën, llogaritjen dhe shumën e kapitalit që duhet të ketë detyrimisht shoqëria administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;

4.  Miratimin e Rregullores “Për informacionin kryesor që duhet t’u ofrohet investitorëve të skemave të investimeve kolektive”;
 
5.  Miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese të fondit të pensionit Sigal-Life;

6.  Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
 
7.  Licencimin e agjentëve në sigurime;

8.  Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 18, datë 10.03.2014 “Për përcaktimin e rregullave për pagesën nga rezerva monetare të dëmeve që mbulohen nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm motorik në sektorin e transportit”.