17 Korrik 2014

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2014

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2014 u dominua në masën 80.98% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 19.02% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 93.63% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2014 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 62.91% dhe 21.64% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.71% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.


Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-qershor 2014, ka pasur një rritje prej 203 milionë lekë ose 7.37% krahasuar me periudhën janar-qershor 2013,  ndërsa është ulur numri i transaksioneve në masën 9.52%.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-qershor 2014 ka pasur një ulje prej 169 milionë lekë ose 11.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Kjo është shoqëruar edhe me ulje të numrit të transaksioneve  në masën 9.82%.

Krahasuar me periudhën janar-qershor 2013, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 34 milionë lekë.


Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2014 (në versionin EXCEL) klikoni këtu .