18 Korrik 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 24.07.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.    Miratimi i rendit të ditës;

3.    Gjendja financiare e tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2013 dhe 31.3.2014;

4.    Gjendja financiare e tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2013 dhe 31.3.2014;

5.    Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë;

6.    Projekt “Mbi miratimin e kërkesës për emërimin e Anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;

7.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a. si rezultat i zmadhimit të kapitalit dhe ndryshimit të strukturës aksionare;

8.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;

9.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a.,  si rezultat i zmadhimit të kapitalit;

10.    Informacion mbi ecurinë e Fondit të Kompensimit;

11.    Informacion mbi raportin e veprimtarisë për 6 mujorin e parë të vitit 2014, të njësisë së Auditit të Brendshëm;

12.    Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;

13.    Të tjera.