24 Korrik 2014

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30 qershor 2014

Gjatë periudhës janar-qershor 2014, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.06.2014, vlera neto e aseteve të Fondeve arriti mbi 65.07 miliardë lekë me një rritje prej 29.29% krahasuar me 31.12.2013.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 79.29% të aseteve të fondeve, me rritje prej 22.04% krahasuar me 31.12.2013.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2014 është 34,885.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu .