25 Korrik 2014

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 24 korrik 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:

  1. Gjendjen financiare të tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2013 dhe 31.03.2014;
  2. Gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK  mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2013 dhe 31.03.2014;
  3. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit korrik 2014 për shumën 350,000,000 lekë; 2,000,000 euro dhe 650,000 USD”;
  4. Miratimin e kërkesës për emërimin e Anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  5. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit dhe ndryshimit të strukturës aksionare;
  6. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;
  7. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit;
  8. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime.