24 Dhjetor 2015

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - nëntor 2015

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - nëntor 2015 kapën vlerën mbi 12,401 milionë lekë, ose 18.82% më shumë se në periudhën janar - nëntor 2014. Gjatë periudhës janar - nëntor 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 979,827 me një rritje prej 6.31% krahasuar me periudhën janar - nëntor 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.00% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 6.90% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.10%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.83% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.17% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - nëntor 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,124 milionë lekë, ose 22.31% më shumë se në periudhën janar - nëntor 2014.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - nëntor 2015 arritën rreth 7,454 milionë lekë, ose 21.67% më shumë se në periudhën janar - nëntor 2014.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - nëntor 2015, pati një rritje prej 26.80% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 7.65% krahasuar me periudhën janar - nëntor 2014.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - nëntor 2015 pati një ulje prej 13.93% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 24.76% krahasuar me periudhën janar - nëntor 2014.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - nëntor 2015, pati një rritje me 17.86% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - nëntor 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 18.44%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - nëntor 2015 arritën mbi 4,934 milionë lekë, 15.19% më shumë se në periudhën janar - nëntor 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 8.63% krahasuar me periudhën janar - nëntor 2014.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - nëntor 2015, patën rritje me 20.64% kundrejt periudhës janar - nëntor 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - nëntor 2015 siguruan mbi 2,444 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 74.69%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 17.13% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - nëntor 2015, vihet re një rritje prej 7.99% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.09% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - nëntor 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - nëntor 2015, arritën në rreth 1,021 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 38.04% në krahasim me periudhën janar - nëntor 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - nëntor 2015, arritën rreth 855 milionë lekë, ose 5.23% më pak se në periudhën janar - nëntor të vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - nëntor 2015 u rritën me 22.31% krahasuar me periudhën janar - nëntor 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,931 milionë lekë, apo 61.83% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - nëntor 2015, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - nëntor 2015 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.