19 Janar 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 25 janar 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi bazat, metodat e llogaritjes, si dhe mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike të sigurimeve të Jo-Jetës, si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre nga Autoriteti””;
  4. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi bazat, metodat e llogaritjes, si dhe mënyrat e mbajtjes së provigjoneve matematike, si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre nga Autoriteti””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për dokumentacionin, procedurat dhe mënyrën e vlerësimit të kritereve për aksionarët e shoqërisë së sigurimit, si dhe burimin e kapitalit””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për formën dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare dhe raporteve statistikore të ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “ATLANTIK” -  Shoqëri Sigurimesh sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi licencimin si  vlerësues dëmesh në sigurime”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e pjesëmarrjes influencuese në shoqërinë e sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi funksionimin e bibliotekës së AMF-së””;
  12. Informacion mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit për vitin 2015;
  13. Informacion mbi planin e punës së AMF-së për vitin 2016;
  14. Të tjera.