1 Shkurt 2016

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 28 janar 2016, në seancë plenare, kandidatin për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Z. Klodion Shehu  u miratua si anëtar i Bordit të AMF-së, si propozim i Bankës së Shqipërisë. Ai është anëtar i jashtëm, jo ekzekutiv i AMF-së. Më parë, ky miratim ishte dhënë edhe nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat i Kuvendit të Shqipërisë.

Për më shumë informacione, kontaktoni [email protected]