25 Mars 2016

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2016 kapën vlerën mbi 1,913 milionë lekë, ose 4.72% më pak se në periudhën janar-shkurt 2015. Gjatë periudhës janar-shkurt 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 142,336 me një rritje prej 0.48% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.57% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.45% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.97%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.32% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.68% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 518 milionë lekë, ose 17.85% më shumë se periudhën janar-shkurt 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik 

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-shkurt 2016 arritën rreth 1,169 milionë lekë, ose 0.54% më shumë se në periudhën janar-shkurt 2015.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shkurt 2016, pati një ulje prej 2.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 1.28% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-shkurt 2016 pati një ulje prej 14.09% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 7.70% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-shkurt 2016, pati një rritje me 17.52% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 20.99%.

Sigurimi Vullnetar 

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-shkurt 2016 arritën mbi 726 milionë lekë, 14.15% më pak se në periudhën janar-shkurt 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.11% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar-shkurt 2016, patën ulje me 15.73% kundrejt periudhës janar-shkurt 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar-shkurt 2016 siguruan mbi 302 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 61.86%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 21.22% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-shkurt 2016, vihet re një ulje prej 47.27% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 56.78% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-shkurt 2016, arritën në rreth 171 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 3.60% në krahasim me periudhën janar-shkurt 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shkurt 2016, arritën rreth 143 milionë lekë, ose 6.98% më pak se në periudhën janar-shkurt 2015.

Dëmet e Paguara Bruto 

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shkurt 2016 u rritën me 17.85% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 352 milionë lekë, apo 67.94% të totalit të dëmeve të paguara bruto. 


Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shkurt 2016, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj. 

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - shkurt 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.