29 Mars 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 31 mars 2016, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Për miratimin e “Memorandumit të Mirëkuptimit” në lidhje me bashkëpunimin reciprok dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e mbikëqyrjes financiare, ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Shqiptare (AMF) dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve Slloveni;
  3. Projekt “Për miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2015”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për përmbajtjen e raportit, mënyrën, formën dhe afatin kohor të raportimit dhe njoftimit””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve të rregullores nr. 137, datë 21.12.2015 “Mbi procedurën, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm/shtesë për miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarit të këshillit të administrimit/mbikëqyrës, administratorit/anëtarit të bordit të drejtorëve të shoqërisë së sigurimit””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për formën, përmbajtjen dhe rregullat për mbajtjen e regjistrave””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për krijimin dhe funksionimin e komiteteve të specializuara””;
  8. Projekt “Për ndryshimin e rregullores nr. 26, datë 23.02.2011 “Mbi funksionimin e sistemit të raportimit AMF In-Reg””;
  9. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e statutit të ndryshuar, të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  12. Projekt “Mbi licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerit në sigurime”;
  13. Të tjera