31 Mars 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 mars 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e “Memorandumit të Mirëkuptimit” në lidhje me bashkëpunimin reciprok dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e mbikëqyrjes financiare, ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Shqiptare (AMF) dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve Slloveni;
  2. Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare  për vitin 2015;
  3. Miratimin e rregullores “Për përmbajtjen e raportit, mënyrën, formën dhe afatin kohor të raportimit dhe njoftimit”;
  4. Miratimin e disa ndryshimeve të rregullores nr. 137, datë 21.12.2015 “Mbi procedurën, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm/shtesë për miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarit të këshillit të administrimit/mbikëqyrës, administratorit/anëtarit të bordit të drejtorëve të shoqërisë së sigurimit”;
  5. Miratimin e rregullores “Për formën, përmbajtjen dhe rregullat për mbajtjen e regjistrave”;
  6. Miratimin e ndryshimit të rregullores nr. 26, datë 23.02.2011 “Mbi funksionimin e sistemit të raportimit AMF In-Reg”;
  7. Miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;
  8. Miratimin e statutit të ndryshuar, të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  10. Licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerit në sigurime.