15 Prill 2016

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2015

Gjatë  vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2015 tregon një total asetesh neto prej 928.74 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 299.60 milionë lekë (47.62%) krahasuar me fundin e vitit 2014. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 6.77 milionë euro[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2015 ishte 12,559 anëtarë duke shënuar një rritje prej 47.91% krahasuar me fundin e vitit 2014.

Tregues të fondeve të pensioneve

                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (Në %)

 

31.12.'14

31.12.'15

31.12.'14-31.12'15

Asetet neto të FP

629.15

928.74

47.62

 

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.12.2015

                                                                                                                            

Fond Pensioni

Numri i  anëtarëve në FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

5,486

468.47

RAIFFEISEN

2,583

324.30

SiCRED PENSION

4,490

 135.97

TOTAL

12,559

928.74


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2015 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.12.2015 në Bankën e Shqipërisë,

1 Euro = 137.28 Lekë