22 Prill 2016

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 9 të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 “Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit të njohurive” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se në datën 3 maj 2016, ora 12.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.
 
Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014 dhe Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 “Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit të njohurive”.