25 Prill 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 28 prill 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi bazën e metodave që përdor shoqëria e sigurimit për llogaritjen e normave të likuiditetit dhe nivelin minimal të tyre””;
  4. Projekt “Mbi miratimin e rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare “Për komunikimin dhe marrëdhëniet me median dhe publikun””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Luarasi” dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi trajnimin profesional dhe rinovimin e licencës së aktuarëve të autorizuar””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Balfin” (Balkan Finance Investment Group) sh.p.k, për ofertën private të emetimit të dëftesave tregtare në shumën totale 560 milionë lekë”;
  8. Projekt “Mbi licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerit në sigurime”;
  9. Raport për rezultatet e auditimeve të kryera nga Auditi i Brendshëm;
  10. Informacion mbi veprimtarinë e Byrosë Shqiptare të Sigurimit për 3-mujorin e parë;
  11. Informacion mbi Rezervën Monetare;
  12. Të tjera.