3 Maj 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të zhvilluar në datat 28 prill dhe 3 maj 2016, u shqyrtua dhe u vendos:

  1. Miratimi i rregullores “Mbi bazën e metodave që përdor shoqëria e sigurimit për llogaritjen e normave të likuiditetit dhe nivelin minimal të tyre”;
  2. Miratimi i rregullores “Mbi trajnimin profesional dhe rinovimin e licencës së aktuarëve të autorizuar”;
  3. Miratimi i prospektit të emetuesit, shoqëria “Balfin” sh.p.k. (Balkan Finance Investment Group), për ofertën private të emetimit të dëftesave tregtare në shumën totale 560 milionë lekë”;
  4. Licencimi i ushtrimit të veprimtarisë së brokerave në sigurime;
  5. Miratimi i ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime.