12 Maj 2016

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31 mars 2016

Gjatë periudhës 31.03.2016, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve më 31.03.2016, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 69.49 miliardë lekë me një rritje prej 3.73%, krahasuar me 31.12.2015.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 62.93% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 6.96% krahasuar me 31.12.2015.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2016 është 32,141.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.