13 Maj 2016

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, Komisioni i Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 60, datë 27.04.2016, të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 03.05.2016, si më poshtë:

Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura:

Hamit Allaraj - kalon testin për vlerësues dëme materiale (motorike dhe pronë) dhe dëme shëndetësore.

Gentian Mustafa - kalon testin për vlerësues dëme materiale (motorike dhe pronë) dhe dëme shëndetësore.

Kreshnik Zgjani - kalon testin për vlerësues dëme materiale motorike dhe dëme shëndetësore.

Ardian Asa - kalon testin për vlerësues dëme materiale motorike dhe dëme shëndetësore.

Ogert Shkrepa - kalon testin për vlerësues dëme materiale (motorike dhe pronë).

Matilda Bombaj - kalon testin për vlerësues dëme materiale (motorike dhe pronë).

Naim Hoxha - kalon testin për vlerësues dëme shëndetësore.