16 Maj 2016

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2016

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2016 tregon një total asetesh neto prej 1,020.13 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 91.39 milionë lekë (9.84%) krahasuar me fundin e vitit 2015. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 7.35 milionë euro[1].

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2016 ishte 13,419 anëtarë duke shënuar rritje prej 6.85% krahasuar me fundin e vitit 2015.


Tregues të fondeve të pensioneve                                                               
                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (Në %)

 

31.12.'15

31.03.'16

31.12.'15-31.03'16

Asetet neto të FP

928.74

1,020.13

9.84

 

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                        31.03.2016

Fond Pensioni

Numri i  anëtarëve në FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

5,561

509.63

RAIFFEISEN

2,616

348.56

SiCRED PENSION

5,242

 161.95

TOTAL

13,419

1,020.13


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2015 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.03.2016 në Bankën e Shqipërisë,

1 euro = 138.77 lekë