23 Maj 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 maj 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e ndryshimit të nenit 7 të statutit të shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Eurosig” sh.a., si pasojë e rritjes së kapitalit nëpërmjet emetimit të aksioneve të reja dhe ndryshimit të strukturës aksionare;
  2. Miratimin e pjesëmarrjes influencuese të aksionarit Xhevdet Morina në shoqërinë e sigurimit të Jo-Jetës “Eurosig” sh.a.