2 Qershor 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 maj 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Për komunikimin me median dhe publikun, publikimet dhe hartimin e funksionimin e faqes së Internetit”;
  2. Miratimin e rregullores “Mbi kategoritë e investimeve të lejuara, kufizimet që zbatohen dhe përdorimin e instrumenteve financiare derivative”;
  3. Miratimin e disa ndryshimeve në  Rregulloren nr. 34, datë 28.05.2015 “Për raportimin e detyruar dhe periodik të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit”, e ndryshuar”;
  4. Miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.;
  5. Licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerit në sigurime;
  6. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  7. Licencimin si vlerësues dëmesh në sigurime;
  8. Licencimin e Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit “SiCRED” sh.a. për të kryer veprimtari administrimi të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”, si dhe miratimin e Fondit të investimit “Credins Premium”.