21 Qershor 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 27 qershor 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi elementët e zbritshëm në llogaritjen e kapitalit të shoqërive të sigurimit””;
  4. Projekt “Për ndryshimin e Rregullores nr. 85/1, datë 30.09.2015 “Për kriteret e risigurimit””;
  5. Informacion mbi inspektimin pilot pranë shoqërisë administruese “Sicred Pension” sh.a., në kuadrin e ndryshimit të metodologjisë së mbikëqyrjes drejt asaj me bazë rrezikun;
  6. Informacion për gjendjen Financiare të tregut të fondeve të pensioneve vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave Financiare të 31.03.2016;
  7. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për shoqërinë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar””;
  8. Projekt “Mbi raportimin e inspektimit të shoqërisë “Eurosig””;
  9. Projekt “Për ndryshimin e Rregullores nr. 17, datë 28.04.2015 “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare””;
  10. Informacion “Për realizimin e Buxhetit  4-mujori i parë i vitit 2016” dhe rialokim fondesh;
  11. Projekt “Për disa ndryshime në Udhëzimin “Për shpërblimet e anëtarëve jo-ekzekutivë dhe pagat e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes  Financiare”, miratuar me vendim Bordi nr. 76, datë 28.07.2015”;
  12. Projekt “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr. 129, datë 26.11.2015, “Për marrëdhëniet e punës të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar”;
  13. Informacion në lidhje me rekomandimin e KLSH-së “Mbi auditimin e zbatimit të rekomandimeve të mëparshme”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  15. Projekt “Mbi licencimin si  vlerësues dëmesh në sigurime”;
  16. Informacion mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit.