15 Korrik 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 19.07.2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Projekt “Mbi gjendjen financiare të tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2015 dhe 31.03.2016”;
  3. Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes të vitit 2015 për tregun e sigurimeve, tregun e letrave me vlerë dhe tregun e pensioneve private vullnetare;
  4. Projekt “Mbi miratimin e Rregullores “Për administrimin e riskut të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive””;
  5. Projekt “Për miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.””;
  6. Projekt “Për miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit korrik 2016 për shumën 5,000,000 Euro dhe 1,000,000 USD”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e metodologjisë për llogaritjen e vlerës neto të flukseve monetare dalëse të parashikuara për një periudhë 30 ditore, në kushte të tensionuara të tregut depozituar nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a.”;
  9. Informacion “Mbi rezultatet e auditimeve të kryera për periudhën maj-korrik 2016”;
  10. Informacion mbi pagesat e dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit;
  11. Të tjera.