7 Korrik 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27 qershor Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Mbi elementet e zbritshme në llogaritjen e kapitalit të shoqërive të sigurimit”;
  2. Ndryshimin e Rregullores nr. 85/1, datë 30.09.2015 “Për kriteret e risigurimit”;
  3. Miratimin e rregullores “Për shoqërinë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar”;
  4. Ndryshimin e Rregullores nr. 17, datë 28.04.2015 “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  5. Miratimin e disa ndryshimeve në Udhëzimin “Për shpërblimet e anëtarëve jo-ekzekutivë dhe pagat e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, miratuar me Vendimin e Bordit nr. 76, datë 28.07.2015”;
  6. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Rregulloren nr. 129, datë 26.11.2015, “Për marrëdhëniet e punës të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar;
  7. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  8. Licencimin si  vlerësues dëmesh në sigurime.
Mbledhja e Bordit të Autoritetit vazhdoi më datë 7 korrik 2016, ku u shqyrtua raporti i inspektimit në vend sipas metodologjisë me fokus rreziku dhe u vendos:
  1. Marrja e masave ndaj shoqërisë “Eurosig” sh.a.