20 Korrik 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 19 korrik 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Gjendjen financiare të tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2015 dhe 31.03.2016 dhe marrjen e masave përkatëse;
  2. Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes të vitit 2015 për tregun e sigurimeve, tregun e letrave me vlerë dhe tregun e pensioneve private vullnetare;
  3. Miratimin e Rregullores “Për administrimin e riskut të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  4. Miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  5. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  6. Miratimin e prospektit të emetuesit shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit korrik 2016 për shumën 5,000,000 Euro dhe 1,000,000 USD;
  7. Marrjen e masave ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për të proceduar me përzgjedhjen e kandidaturës për funksionin e Drejtorit Ekzekutiv të B.SH.S.