21 Korrik 2016

Për zhvillimin e trajnimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit  209, pika 2, të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe nenit 3, pika 1/c, të Rregullores “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë personat e interesuar, me përparësi ata që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimit për broker në sigurime, si më poshtë:
  1. Trajnim për kualifikim profesional për broker në sigurime, në datat  19 – 23 shtator 2016, në orën 11:30-16:30.
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnime për kualifikim profesional është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].