26 Shtator 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 30.09.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Gjendja financiare e tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2014;
  4. Gjendja financiare e tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2014;
  5. Projekt “Mbi miratimin e bashkimit me përthithje të shoqërisë së sigurimit “Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.,(shoqëria e përthithur) tek shoqëria e sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a., (shoqëria përthithëse);
  6. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.,  “Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., si edhe miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërisë administruese të fondit të pensionit “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  7. Informacion “Mbi pagesat e dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit”;
  8. Informacion “Mbi raportimin e muajit gusht të Rezervës Monetare”;
  9. Raporti “Mbi projektbuxhetin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2015;
  10. Informacion “Mbi rezultatet e auditimeve të kryera për periudhën korrik-gusht të vitit 2014”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e Planit vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2015 dhe Planit Strategjik për vitet 2015-2019;
  12. Të tjera.