18 Gusht 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 24 gusht 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Projekt “Mbi disa ndryshime në rregulloren nr. 1, datë 28.01.2010, e ndryshuar “Për aktivet e lejuara, kufizimet dhe kufirin maksimal të investimit të fondit të pensionit””;
  3. Projekt “Mbi disa ndryshime në rregulloren nr. 96, datë 25.06.2014 “Për formën, llogaritjen dhe shumën e kapitalit që duhet të ketë detyrimisht shoqëria administruese e SIK””;
  4. Projekt “Mbi miratimin e planit kohor të rivlerësimit tërësor të aseteve në zbatim të rregullores nr. 77, e ndryshuar”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve të prospektit të emetuesit, shoqëria “Balfin” (Balkan Finance Investment Group) sh.p.k, për ofertën private të emetimit të dëftesave tregtare në shumën totale 560 milion lekë”;
  6. Projekt “Mbi disa ndryshime në rregulloren nr. 9, datë 25.01.2016 “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre” si dhe të rregullores nr. 8, datë 25.01.2016 “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve matematike si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e Statutit dhe organeve drejtuese të shoqërisë “INSIG” sh.a. dhe “INSIG Jeta” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese Ernst & Young EKA sh.p.k, për shoqërinë e sigurimit “SiCRED” sh.a. për auditimin e pasqyrave financiare të vitit financiar që mbyllet në 31.12.2016;
  9. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese Ernst & Young EKA sh.p.k, për shoqërinë e sigurimit “ALBSIG” sh.a. për auditimin e pasqyrave financiare të vitit financiar që mbyllet në 31.12.2016;
  10. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK Credins Invest sh.a. si dhe fondit të pensionit dhe fondit të investimit që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2016”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  12. Informacion mbi pagesat e dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit;
  13. Të tjera.