23 Shtator 2016

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - gusht 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - gusht 2016 kapën vlerën mbi 9,379 milionë lekë, ose 4.56% më shumë se në periudhën janar - gusht 2015. Gjatë periudhës janar - gusht 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 711,281 me një ulje prej 1.05% krahasuar me periudhën janar - gusht 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.36% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 38.40% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 61.60% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - gusht 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,654 milionë lekë, ose 36.37% më shumë se periudhën janar - gusht 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar - gusht 2016 arritën rreth 5,758 milionë lekë, ose 7.14% më shumë se në periudhën janar - gusht 2015.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - gusht 2016, pati një rritje prej 4.26% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.79% krahasuar me periudhën janar - gusht 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - gusht 2016 pati një rritje prej 22.94% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 25.90% krahasuar me periudhën janar - gusht 2015.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - gusht 2016, pati një rritje me 13.31% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - gusht 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 16.87%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar - gusht 2016 arritën mbi 3,590 milionë lekë, ose 0.21% më shumë se në periudhën janar - gusht 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 11.84% krahasuar me periudhën janar - gusht 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar - gusht 2016, patën rritje me 1.35% kundrejt periudhës janar - gusht 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar - gusht 2016 siguruan mbi 1,585 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 70.51%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 20.61% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - gusht 2016, vihet re një ulje prej 9.49% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 16.22% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - gusht 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - gusht 2016, arritën në rreth 844 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 3.36% në krahasim me periudhën   janar - gusht 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - gusht 2016, arritën rreth 597 milionë lekë, ose 5.12% më pak se në periudhën janar - gusht  2015.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - gusht 2016 u rritën me 36.37% krahasuar me periudhën janar - gusht 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,693 milionë lekë, apo 63.80% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit

Vlera (në mijë lekë)

Ndryshimi

(në %)

Janar - gusht

2015

2016

16/`15-1

 Dëmi Mesatar

MTPL e brendshme

        235

                                  259

10.21

Kartoni jeshil

        541

                                  491

(9.38)

 Kasko

          78

                                   89

14.71


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - gusht 2016, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - gusht 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.