26 Shtator 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 29 shtator 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e Buxhetit të AMF-së, për vitin 2017”;
  4. Projekt “Për miratimin e manualit të mbikëqyrjes për parandalimin e pastrimit të parave”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2016”;
  6. Analiza në lidhje me gjendjen financiare të shoqërive të sigurimit, mbi bazën e raportimit financiar të 30.06.2016;
  7. Informacion mbi inspektimet tematike për shoqëritë e sigurimit “Atlantik” dhe “Insig”;
  8. Projekt “Mbi aftësinë paguese të shoqërisë “Insig””;
  9. Informacion për raportet vjetore të vetëvlerësimit të rreziqeve të shoqërive të sigurimit;
  10. Informacion mbi provigjonet teknike të shoqërive të sigurimit, mbi bazën e raportimeve të 30.06.2016;
  11. Projekt “Për tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit dhe marrjen e masave administrative ndaj shoqërive të sigurimit”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK Raiffeisen Invest sh.a., si dhe fondeve që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2016”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e metodologjisë për llogaritjen e vlerës gjithsej neto të flukseve monetare dalëse për një periudhë 30 ditore në kushte të tensionuara të tregut, në zbatim të Rregullores nr. 45, datë 30.06.2015”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e Manualit të Mbikëqyrjes me bazë rreziku i fondeve vullnetare të pensionit”;
  15. Informacion në lidhje me gjendjen financiare të shoqërive administruese dhe fondeve të administruara prej tyre, mbi bazën e raportimit financiar të 30.06.2016”;
  16. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë Aksioner International Securities Brokerage, për ushtrimin e veprimtarisë së këshillimit”;
  17. Projekt “Mbi licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së këshilltarit dhe brokerit, në emër të shoqërisë Aksioner International Securities Brokerage”;
  18. Informacion “Mbi disa ndryshime në Prospektin e Fondit të Investimit “Raiffeisen Prestigj” dhe të fondit të investimit “Raiffeisen Invest Euro””;
  19. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  20. Projekt “Mbi miratimin e rinovimit të licencës për ushtrimin e veprimtarisë së aktuarit të autorizuar”;
  21. Informacion mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit, si dhe projekt “Mbi auditimin e veprimtarisë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
  22. Informacion për angazhimet në OBT dhe CEFTA;
  23. Të tjera.