4 Tetor 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 shtator dhe 3 tetor 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Buxhetit të AMF-së, për vitin 2017;
  2. Miratimin e Manualit të Mbikëqyrjes për parandalimin e pastrimit të parave;
  3. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2016;
  4. Marrjen e masave të mbikëqyrjes ndaj tre shoqërive të sigurimit të jo-jetës;
  5. Marrjen e masave administrative ndaj shoqërive të sigurimit;
  6. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK Raiffeisen Invest sh.a., si dhe fondeve që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2016;
  7. Miratimin e metodologjisë për llogaritjen e vlerës gjithsej neto të flukseve monetare dalëse për një periudhë 30 ditore në kushte të tensionuara të tregut, në zbatim të Rregullores nr. 45, datë 30.06.2015;
  8. Miratimin e Manualit të Mbikëqyrjes me bazë rreziku për fondet vullnetare të pensionit;
  9. Licencimin e shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së këshillimit në investime si dhe licencimin për ushtrimin e veprimtarisë si broker në tituj dhe këshilltar në investime në emër dhe për llogari të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.;
  10. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  11. Miratimin e rinovimit të licencës për ushtrimin e veprimtarisë së aktuarit të autorizuar;
  12. Mbi auditimin e veprimtarisë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  13. Miratimin e rregullores “Mbi pezullimin e shitjes dhe shlyerjes së kuotave në fondet e investimeve”;
  14. Miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a. dhe “Insig Jetë” sh.a.