25 Tetor 2016

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shtator 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shtator 2016 kapën vlerën mbi 10,792 milionë lekë, ose 7.20% më shumë se në periudhën janar - shtator 2015. Gjatë periudhës janar - shtator 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 808,881 me një ulje prej 0.42% krahasuar me periudhën janar - shtator 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.49% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.18% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 38.21% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 61.79% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - shtator 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,974 milionë lekë, ose 27.82% më shumë se periudhën janar - shtator 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar - shtator 2016 arritën rreth 6,647 milionë lekë, ose 8.93% më shumë se në periudhën janar - shtator 2015.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - shtator 2016, pati një rritje prej 6.63% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.59% krahasuar me periudhën janar - shtator 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - shtator 2016 pati një rritje prej 23.33% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 26.26% krahasuar me periudhën janar - shtator 2015.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - shtator 2016, pati një rritje me 13.53% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - shtator 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 17.09%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar - shtator 2016 arritën mbi 4,110 milionë lekë, ose 3.99% më shumë se në periudhën janar - shtator 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 10.43% krahasuar me periudhën janar - shtator 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar - shtator 2016, patën rritje me 5.47% kundrejt periudhës janar - shtator 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar - shtator 2016 siguruan mbi 1,898 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.70%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 17.94% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - shtator 2016, vihet re një ulje prej 9.79% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 16.23% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - shtator 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - shtator 2016, arritën në rreth 911 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 0.73% në krahasim me periudhën   janar - shtator 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - shtator 2016, arritën rreth 667 milionë lekë, ose 3.02% më pak se në periudhën janar - shtator  2015.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - shtator 2016 u rritën me 27.82% krahasuar me periudhën janar - shtator 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,938 milionë lekë, apo 65.18% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit

Vlera (në mijë lekë)

Ndryshimi

(në %)

janar - shtator

2015

2016

16/`15-1

 Dëmi Mesatar

MTPL e brendshme

        222

                                  261

17.41

Kartoni jeshil

        516

                                  511

(0.86)

 Kasko

          78

                                   91

17.18


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - shtator 2016, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - shtator 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.