31 Tetor 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 tetor 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e planit vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2017 dhe planit strategjik për vitet 2017-2019;
  2. Miratimin e ndryshimit të buxhetit të vitit 2016 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  3. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren “Për përmbajtjen e raportit vjetor që publikohet nga shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit”, miratuar me vendim Bordi nr. 110, datë 26.10.2015;
  4. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren “Për rregullat e inventarizimit, vlerësimit dhe nxjerrjes nga përdorimi të aktiveve në zotërim të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  5. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP Sigal Life Pension sh.a., si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2016;
  6. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 120, datë 02.10.2008 “Për licencimin dhe mbikëqyrjen e Bursës së Titujve”;
  7. Miratimin e Projektstatutit të shoqërisë “Eurotrade Securities” sh.a.;
  8. Licencimin e shoqërisë “ABI Bank” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit (broker-dealer) në titujt e Qeverisë së R.SH., në Bursë dhe në tregun me pakicë;
  9. Licencimin për të vepruar si broker për tregtimin e titujve në emër dhe për llogari të shoqërisë “ABI Bank” sh.a.;
  10. Licencimin e shoqërisë “ABI Bank” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së kujdestarit të titujve të Qeverisë;
  11. Licencimin e bankës Raiffeisen për ushtrim veprimtarie brokerimi në sigurime;
  12. Licencimin e brokerave në sigurime;
  13. Miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese “CredinsInvest”;
  14. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  15. Vendimin për pagesën e praktikave Fond Kompensimi;
  16. Miratimin e emërimit të  administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jeta” sh.a.;
  17. Miratimin e disa ndryshimeve në Prospektin e Fondit të Investimit “Raiffeisen Prestigj”.