2 Nentor 2016

Për zhvillimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit  227, pika 3-4, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe nenit 7, pika 3, të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 "Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit të njohurive", Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë profesionistët e licencuar si vlerësues dëmesh në sigurime për dëmet shëndetësore, për organizimin e trajnimit, si më poshtë:

  1. Trajnim për edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime për dëmet shëndetësore, në datat 17 nëntor, 2016, në orarin 12:30-16:30 dhe 18 nëntor, 2016, në orarin 9:30-13:30.
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnime për edukim në vazhdim është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]