16 Nentor 2016

AMF vijon zbatimin e projektit të reformës në tregun e sigurimeve

Në kuadër të zbatimit të projektit FIRST Initiative (Financial Sector Reform and Strengthening Initiative) “Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve”, në periudhën 9-11 nëntor 2016, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) u zhvilluan takime dhe diskutime pune me përfaqësuesit e Bankës Botërore. Ky  projekt, i cili realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore,  synon të ndihmojë AMF-në në zbatimin e reformave ligjore dhe rregullatore që kanë të bëjnë me forcimin e mbikëqyrjes, si dhe nxitjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve.

Drejtuesit dhe specialistët e AMF-së, gjatë takimeve me përfaqësuesit e Bankës Botërore, biseduan rreth zhvillimeve të fundit në tregun e sigurimeve, si dhe trajtuan disa nga komponentët e projektit. Gjatë këtyre takimeve u diskutuan detaje teknike që lidhen me hartimin e manualeve të mbikëqyrjes së dëmeve nga MTPL dhe prona (për klasat e jo-jetës), manuale inspektimi të sigurimit të Jetës dhe risigurimit.

Projekti “Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve” ka filluar në korrik të vitit 2014 dhe do të përfundojë zbatimin e tij më 31 mars 2017, me finalizimin e të gjithë komponentëve të projektit.

Për më shumë informacioni kontaktoni në  [email protected]